Ballina Shëndetësi STUDIMI: Çfarë tregon grupi i gjakut për ju? Që nga infektimi me...

STUDIMI: Çfarë tregon grupi i gjakut për ju? Që nga infektimi me COVID, e deri te menaxhimi i stresit

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nëse gjithçka që dini me siguri për gjakun tuaj është ngjyra, atëherë është momenti të mësoni gjëra të tjera!

Gjaku përbëhet nga shumë komponentë të ndryshëm. Ka qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut, të cilat bartin oksigjen dhe ndihmojnë në luftimin e infeksionit. Ka trombocite, të cilat ndihmojnë në mpiksjen e gjakut.

Dhe, ka plazmë, e cila i siguron trupit gjëra të tilla si lëndë ushqyese dhe hormone. Plazma përmban antitrupa, të cilat janë substanca që sistemi juaj imunitar përdor për të luftuar mikrobet dhe bakteret.

Ndër të tjera, gjaku përmban antigjene, të cilat janë proteina dhe molekula të tjera të pranishme në pjesën e jashtme të qelizave të kuqe të gjakut. Antigjenet përcaktojnë se çfarë grupi  gjaku keni.

Që nga grupi i gjakut e deri te transfuzioni, më poshtë, gjërat kryesore që duhet të dini.

Shumica dërrmuese e njerëzve kanë një nga tetë grupet e gjakut. Sa i zakonshëm apo i rrallë është një grup gjaku ndryshon nga raca, prejardhja etnike dhe në cilën pjesë të botës jetoni. Sipas librit “Blood Groups and Red Cell Antigens”, grupi i gjakut B është i zakonshëm te njerëzit në Azi, ndërsa grupi i gjakut A është e zakonshme në Europën Qendrore dhe Lindore.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europën Perëndimore, O pozitiv është lloji më i zakonshëm i gjakut, ashtu si edhe të kesh një faktor Rh pozitiv. AB negativ është më i rrallë.

Grupi i gjakut trashëgohet nga prindërit. Secili prind kontribuon një nga dy alelet e tyre A, B ose O.

Çfarë thotë grupi i gjakut për shëndetin tuaj?

A mund t’ju bëjë grupi i gjakut të jeni të prirur drejt disa sëmundjeve të caktuara? Ndërsa disa ekspertë thonë se çdo efekt i mundshëm që luan grupi i gjakut në shëndet është i parëndësishëm në rastin më të mirë, të tjerët thonë se ekziston një lidhje e vlefshme.

Sipas Northwestern Medicine, studimet tregojnë se:

Personat me grup gjaku O kanë rrezikun më të ulët të sëmundjeve të zemrës, ndërsa personat me dhe AB kanë më të lartin.

Njerëzit me grup gjaku A dhe AB kanë nivelet më të larta të kancerit në stomak.

Njerëzit me grup gjaku A mund të kenë vështirësi më të larta se të tjerët për të menaxhuar stresin, sepse ata shpesh prodhojnë më shumë kortizol të hormonit të stresit.

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për pacientët me COVID – 19, sipas studimit më të fundit të Shkollës Mjekësore të Harvard, grupi i gjakut nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte, çka tregon se nëse prekesh ose jo me COVID – 19 dhe sa vështirë e përballon, nuk ndikohet nga grupi i gjakut.(singlecare.com)

---- ---- ----
-----