Ballina Teknologji STUDIMI: Atmosfera e Venusit nuk përmban gjurmë të mundshme jete

STUDIMI: Atmosfera e Venusit nuk përmban gjurmë të mundshme jete

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Studimi, që pak kohë më parë njoftoi zbulimin e një gazi të lidhur ndoshta me një formë jetësore në atmosferën e Venusit, u diskutua këtë javë nga dy studime, që e vunë në dyshim atë, madje duke mohuar edhe vërtetësinë e tij.

Studimi, i kryer nga prof. Jane Greaves, e Universitetit Britanik të Kardifit, i botuar në mes të shtatorit, bëri bujë me praninë e dukshme të fosfinës në Venus.

Ky gaz, që nuk lidhet me ekzistencën e jetës në planetët gjigantë të sistemit diellor, vjen ekskluzivisht nga aktiviteti mikrobik ose njerëzor në Tokë.

Njoftimi, i quajtur nga shefi i NASA-s Jim Bridenstine si ngjarja më e rëndësishme në kërkimin e jetës jashtëtokësore, stimuloi kërkimin mbi këtë temë.

Ekipi i koordinuar nga Thérèse Encrenaz, astrofizikane në Observatorin Paris-PSL, botoi si përfundim në revistën “Astronomy & Astrophysics”, më 27 tetor, se rezultatet e saj ishin të papajtueshme me ato të ekipit të Greaves.

“Ajo që Greaves pa, në fakt, ishte një nënshkrim, që, nëse ishte i vërtetë, formohej në një lartësi prej 80 kilometrash, në mezosferën e sipërme, shumë mbi atë që vëzhgohet në lartësinë e reve, ku ajo supozon se e ka burimin fosfina”, tha Encrenaz.

“Ne po vëzhgojmë atë që po ndodh në nivelin e reve, 60 km apo më shumë, në majë të shtresës së reve dhe mund të themi se nuk shohim ndonjë gjë”, shtoi ajo.

Një studim i dytë, i botuar po në “Astronomy & Astrophysics” të martën, shkon deri në atë pikë sa e sulmon metodën e Greaves.

Për Ignas Snellen, astrofizikant në Universitetin holandez të Leiden, kjo metodë çon në rezultate të rreme.

Ekipi i Snellen-it arriti në përfundimin se të dhënat e Greaves nuk japin prova statistikore për praninë e fosfinës në atmosferën e Venusit.

---- ----
----
-----
-----