Ballina Lajme Bota/Rajoni Studim “gjigand” për antitrupat, SHBA do testojë qindra mijëra vetë

Studim “gjigand” për antitrupat, SHBA do testojë qindra mijëra vetë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po planifikojnë një studim mbarëkombëtar me deri në 325.000 njerëz për të zbuluar se si koronavirusi i ri po përhapet në të gjithë vendin deri vitin e ardhshëm dhe më gjerë, i thanë agjensisë së lajmeve Reuters një zëdhënëse e CDC-së dhe shkencëtarët që po marrin pjesë në këtë përpjekje.

Studimi i CDC-së, që pritet të nisë në qershor ose korrik, do të testojë mostra nga dhuruesit e gjakut në 25 zona metropolitane për antitrupa të krijuar kur sistemi imunitar lufton koronavirusin, sqaroi Dr. Michael Busch, drejtor i Institutit Kërkimor Vitalant. Dr. Busch po udhëheq një version paraprak të studimit – financuar nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut dhe Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive – që po teston 36.000 kampionet e para.

----

Pjesa e financuar nga CDC-ja, që do të shpallet zyrtarisht këtë javë, do të zgjerojë objektivin dhe kornizën kohore, duke marrë mostra gjatë një periudhe prej 18 muajsh për të parë se si antitrupat evoluojnë me kalimin e kohës. Studiuesit synojnë t`i publikojnë rezultatet me etapa.

Studimet e antitrupave, të njohura gjithashtu si kërkime të seroprevalencës, konsiderohen kritike për të kuptuar se ku po përhapet një shpërthim virusi dhe mund të ndihmojnë vendimmarrjen për udhëzimet e kufizimeve të nevojshme për ta frenuar atë.

----- ----