Ballina Lajme Bota/Rajoni Studentja e mjekësisë vritet pas përdhunimit, falej në kishë dhe kishte pasion...

Studentja e mjekësisë vritet pas përdhunimit, falej në kishë dhe kishte pasion teologjinë (FOTO)

50
SHPËRNDAJE

Uwaila Vera Omozuwa studionte mikrobiologji në universitin e Benin në Nigeri, por pasioni i saj ishte teologjia. Por jeta e saj u ndërpre para kohe teksa të mërkurën studentja u gjet gjysmë e zhveshur në një pellg gjaku, në kishën ku kishte qenë anëtare e korit prej vitesh.

Megjithë përpjekjet e doktorëve për të shpëtuar jetën e saj, Omozuwa, të cilën familjarët e përshkruanin si “e dashur e inteligjente,” vdiq disa ditë pas sulmit mizor.

“Ajo dëshironte të bëhej teologe dhe të predikonte fjalën e Zotit. Kisha ishte vendi i saj i preferuar. Ajo u vra në vendin ku gjithmonë gjente paqe,” thotë motra e saj Judith.

Një burrë është arrestuar në lidhje me vdekjen e Omozuwa dhe policia tha se ajo ishte goditur në kokë me shuarësen e zjarrit që gjendej në kishë. Familjarët e Omozuwa’s thanë se sipas mjekëve ajo ishte përdhunuar por policia nuk e quajti të tillë duke thënë se kishte pësuar një “sulm seksual çnjerëzor.”

Përdhunimi konsiderohet si njollë për shumë familje në Nigeri dhe është e pazakontë që një familje të tregojë këtë për vajzën e tyre, sipas përfaqësuesit vendor të Amnesty International, Osai Ojigho.

“Kjo tregon sesi policia nuk ka vullnet për të hetuar rastet e përdhunimit por vetëm ato të vrasjeve. Këto janë të dyja krime çnjerëzore dhe nuk duhet refuzuar në favor të njerit apo tjetrit”, shtoi Ojigho.

-----