Ballina Lajme nacionale Studentëve u soset durimi/ Pas sms me Ramën, letër ministrit Lleshaj!

Studentëve u soset durimi/ Pas sms me Ramën, letër ministrit Lleshaj!

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit prej fillimit të studimeve po paguhet vetëm me 19 mijë lekë në muaj.

Efektivët që po trajtohen në këtë mënyrë, kresisht i përkasin Drejtorisë së Policisë së Tiranës, saktësisht 28 punonjës, por edhe të Drejtorisë së Policisë Durrës. Ndërsa pjesa tjetër e studentëve, që vijnë nga Drejtoritë Vendore të disa qyteteve të tjera, paguhen me pagë të plotë. Sipas tyre, të paktën nisur edhe nga një vendim Gjykate, i shprehur në favor të efektivëve nga rrethet e tjera, pagesa me dy standarde vjen nga keqinterpretimi i paragrafit 12 të VKM nr.200.

----

Të paktën kështu është shprehur Gjykata në një rast, kur ka vendosur në favor të efektivëve, duke i kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që ata të paguhen me pagë të plotë, pasi VKM është kuptuar gabim nga Njësia Buxhetore. Ata i kanë nisur një letër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku shtrojnë problemin dhe rendisin pasojat që sjell në familjet e tyre paga minimale që ata marrin.

Fillimisht ka qenë një prej studentëve që ka marrë iniciativën t’i dërgojë një sms Kryeministrit Edi Rama. Sms është përcjellë nga Rama te Lleshaj dhe më pas shefi i Kabinetit në Ministrinë e Brendshme ka zhvilluar një takim me studentët, duke u premtuar ndryshimin e VKM-së. Një javë pasi studentët i kanë nisur letrën Lleshajt, një tjetër përfaqësues i ministrisë ka zhvilluar sërish takim me studentët, duke u premtuar të njëjtën gjë.

E megjithatë, edhe pse kanë kaluar dy muaj, ata vazhdojnë ta paguhen në të njëjtën mënyrë, paçka se janë edhe në punë, madje angazhohen edhe në protestat që po zhvillohen së fundmi. Gjykata Administrative u ka dhënë të drejtë studentëve, por vendimi është apeluar dhe tashmë ata janë në pritje se çfarë do të vendosë Apeli.

 

----- ----