Ballina LifeBizare Studentët zbulojnë “misionin e pamundur” dhe plot çudira të arkitektëve (FOTO)

Studentët zbulojnë “misionin e pamundur” dhe plot çudira të arkitektëve (FOTO)

62
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Studentë nga e gjitha bota kanë publikuar foto nga më të çuditshmet që kanë hasur në ambientet e tyre shkollore. Ata kanë fiksuar defejte arkitektësh, apo edhe gabime, që më pas janë kthyer në satirike.

Në një grup imazhesh zbavitëse të përpiluar në Bored Panda, janë postuan një seri pamjesh mjaft të çuditshme.

Mjafton të shikoni fotografitë e mëposhtme për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë për disa. Psh, kjo orë muri është vendosur në një vend krejt të papërshtatshëm.

Një reklamë publicitare në një autobus shkolle tregon se duhet hequr dorë nga duhani por duket se mesazhi është dhënë në formë të gabuar pasi krejt “pa dashur” është shkruar: ‘hiq dorë nga shkolla’.

Këto tualete të reja në një shkollë duket se janë bërë vërtet pa plan dhe projekt, pasi janë lënë krejt zbuluar dhe në këtë mënyrë nuk mund të ruash aspak intimitetin apo privatësinë.

Gjithçka është e dukshme për këdo ndodhet në të njëjtin moment me ju në këtë tualet dhe anasjelltas. Idea e vendosjes së një monitori mbi një shtyllë dhe…asgjë nuk shfaqet në mur.

Kjo frazë mirëseardhje në këtë shkollë është shkruar krejt pa sens, ashtu si një një freskuese krejt jo funksionale. Gjithashtu studentëve u ka bërë përshtypje edhe një derë në ajër dhe në një lartësi ku për të mbërritur duhet të fluturosh.

Studentët kanë publikuar edhe një palë shkallë, por pa destinacion se ku shkojnë, duke qenë krejt jashtë përdorimi. Ka edhe raste, kur në dyer janë shkruar detaje, por asgjë nuk lexohet. Një student i paidentifikuar ndau një fotografi të një harte në internet e cila duket krejt pa kuptim.

©Copyright Gazeta SHQIP

---- ----
----
----- ----
-----