
Studentët e Luginës së Preshevës që vinë nga Turqi e nuk kanë simptoma vetë-izolohen në shtëpi.
Këtë njoftoi Komuna e Bujanocit me një postim në facebook:
“Studentët e Luginës kanë arritur në Beograd, ata që nuk kanë asnjë simptom do të shkojnë në vetizolim – secili në 🏡 e tyre dhe jo në karantinë.
Shumë shpejtë, me autobusin e siguruar nga Komuna e Bujanocit e me iniciativë të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë ata do të nisen nga Beogradi në drejtim të Bujanocit dhe Preshevës.
Faleminderime të veçanta për mirëkuptimin e treguar nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Angazhimin e jashtëzakonshëm të KKSH.
Për përkrahjen e Trupit Koordinues, Ministrive përgjegjëse dhe të gjithë atyre që u angazhuan.
Studentët ❤ dhe koordinimi i tyre mes veti ishte i mahnitshëm.
Mirësevini n’🏡”