Ballina Sport Stres për CR7, afër banesës së tij zbulohet një vatër shpërthimi e...

Stres për CR7, afër banesës së tij zbulohet një vatër shpërthimi e COVID-19

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Cristiano Ronaldo është i shqetësuar. Juventusi është i shqetësuar. Shkak koronavirusi. Ishulli i Madeiras, ku ndodhet aktualisht “ylli” i Juventusit, mund të mos jetë vendi më i sigurt në Portugali për të evituar infektimin me COVID-19.

Në vendlindjen e yllit juventin është zbuluar një vatër e shpërthimit të koronavirusit, ku ka me dhjetëra raste të prekurish. Në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të kryeqytetit Funchal, ku ndodhet vila e Ronaldos dhe e familjarëve të tij vëmendja e autoriteteve është maksimale.

----

Aty janë izoluar rreth 18 mijë banorë, ndërsa po gjurmohet infeksioni. Banesa luksoze e Cristiano Ronaldos është rreth 20 kilometra larg zonës së kuqe. Gjasat janë që në ditët e ardhshme CR7 mund të kthehet në Torino, për të nisur përgatitjet.

Por si fillim, ai duhet që të futet në karantinë për 14 ditë, duke zbatuar procedurën, që është vendosur për të gjithë ata që janë larguar nga Italia.

----- ----