Ballina Lajme nacionale Stevanoviq: S’kemi raste me efekte anësore nga vaksina kundër Covid 19

Stevanoviq: S’kemi raste me efekte anësore nga vaksina kundër Covid 19

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Shkup, 19 mars – Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, thotë se deri më tani nuk në vendin tonë nuk kemi të regjistruar ndonjë rast me reagime më serioze, pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19. Në paraqitjen e saj të sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Stevanoviq thotë se janë regjistruar vetëm reaksione të lehta alergjike.

“Këto janë vetëm reagime të vogla alergjike, por asgjë serioze. Deri më tani, nga sa jam e informuar, nuk kemi ndonjë efekt anësor të rëndësishëm, nga procesi i vaksinimit te asnjëri prej të vaksinuarve”, tha Dr. Stevanoviq.

The post Stevanoviq: S’kemi raste me efekte anësore nga vaksina kundër Covid 19 appeared first on KOHA.

---- ----
-----