Ballina Lajme nacionale Sternval: Rruga e Kosovës drejt BE-së varet nga forcimi i sundimit të...

Sternval: Rruga e Kosovës drejt BE-së varet nga forcimi i sundimit të ligjit

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ambasadorja finlandeze thotë se rruga e Kosovës drejt BE-së varet nga forcimi i sundimit të ligjit.

Ambasadorja e Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Sternval, ka thënë se rruga e integrimit evropian për Kosovën varet në rezultatet që arrihen në forcimin e sundimit të ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe gjithashtu implementimin e ligjeve që ndërlidhen me statusin e komuniteteve, shkruan Gazeta Express.

“Finlanda është e shqetësuar për sfidat me të cilat përballen grupet minoritare”, ka thënë ajo shkruan Kosovo-online, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarata Sternval i ka bërë gjatë një organizimi në Klubin Social të Mitrovicës të quajtur “Një kafe me ambasadoren”.

Tutje ajo ka thënë se një tregues shumë i rëndësishëm për demokracinë e një vendi është saktësisht mbrojtja e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, duke shprehur pritjet e saj që Kosova do të vazhdojë të punojë në atë drejtim.

Tutje Sternval ka përmendur edhe barazinë gjinore dhe çështje tjera, duke përmendur faktin se tashmë Finlanda drejtohet nga një kryeministre grua, më e reja në botë.

Diplomatja finlandeze ka folur edhe për drejtimin e Presidencës së Bashkimit Evropian duke përmendur përpjekjet për forcimin e ligjit dhe për mbrojtjen e lirive në gjithë BE’në.

Pia Sternval ndër të tjera ka folur edhe për politikë e zgjerimit të BE’së, duke thënë se tashmë ka një ndërgjegjësim mes shteteve anëtare të BE’së se nevojitet një konsensus për vazhdimin e politikave të zgjerimit, me qëndrimin që bllokada është e përkohshme.

Se Kosova duhet të punojë edhe më tej në forcimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit e thonë edhe nga Franca. Ambasadorja franceze në Kosovë, Marie Christine Butel, ka thënë se pa përmirësim të ndjeshme në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin nuk mund të ketë as liberalizim të vizave.

---- ----
----
-----
-----