Ballina Lajme nacionale Stefoska ta pranojë gabimin

Stefoska ta pranojë gabimin

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nëse maksimumi i librave të miratuar për një shtëpi botuese maqedonase arrin deri në 10 tituj, shtëpitë botuese shqiptare numërojnë shumë më pak. Për herë të dytë pas shpalljes së rezultateve të konkursit, shtëpia botuese “Shkupi” i apelon Ministrisë së Kulturës të rishikojë vendimet

Evis HALILI

Shkup, 11 mars – Ankesat ndaj konkursit të Programit vjetor me interes nacional në kulturë vazhdojnë, sidomos nga ana e botuesve, veprimtari kjo që mbante edhe një nga përqindjet më të ulëta sa i takon projekteve shqiptare. Nëse maksimumi i librave të miratuar për një shtëpi botuese maqedonase arrin deri në 10 tituj, shtëpitë botuese shqiptare numërojnë shumë më pak. Për herë të dytë pas shpalljes së rezultateve të konkursit, shtëpia botuese “Shkupi” i apelon Ministrisë së Kulturës të rishikojë vendimet, mes të tjerave një projekt të propozuar prej tyre në sektorin e “Veprimtarisë ndërkombëtare”, injorimi i të cilit do të dëshmonte jo vetëm “injorimin e vlerave eurointegruese”, por edhe “vlerave të përbashkëta vendore”, duke mënjanuar tërësisht “vlerat letrare shqiptare në Maqedoni”.

Drejtori i SHB “Shkupi”, botuesi Azam Dauti thotë se arsyetimet jozyrtare nga Ministria e Kulturës kanë qenë në stilin se “projekti i Letërsisë së Shpërblyer Letrare Botërore 2021” i paraqitur nga “Shkupi”, ka qenë “mahnitës” por ja që “Shkupi” paska gabuar që ka paraqitur “përkthyes letrarë të huaj e jo vendor” dhe ideja për paraqitje të përbashkët të botuesve shqiptarë dhe maqedonas në Panairet e librave ndërkombëtar është “ide e mirë”, por në “kohë të gabuar” për shkak “të pandemisë”.

“E këto janë vetëm fraza për t’i refuzuar projektet tona, që është e kundërta e parimeve dhe kritereve të vetë ministrisë, sepse askund, as në kriteret e përgjithshme, as në kriteret e veçanta nuk shkruan që ‘përkthyesit letrarë’, apo ‘pandemia’, si shkaqe për pranimin apo refuzimin e ndonjë projekti letrar. Refuzimi i projekteve tona është në kundërshtim edhe me deklaratën e ministres, se ‘komisionet profesionale kanë vendosur, në bazë të parimeve e vlerave artistike dhe jo në bazë të përqindjeve matematikore’”, thotë Dauti. Botuesi duke iu referuar vetë kritereve të Ministrisë së Kulturës (pika 8 e prioriteteve) pohon se do të vazhdojnë të mos kërkojmë favorizim, por as nuk do të lejojnë zhvlerësimin e veprimtarisë letrare e kulturore.

“Kërkojmë nga institucionet tona të jenë të ndërgjegjshme profesionalisht dhe të pranojnë gabimin e tyre dhe këto projekte në mënyrë plotësuese, në mënyrë transparente – të paraqiten tani dhe jo pas shkallës së dytë. Nuk duam të besojmë që edhe kësaj here, ministrja Stefoska, kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi, nuk do të përgjigjen pozitivisht në kërkesën tonë që të respektohen vlerat letrare të shpërblyera botërore dhe paraqitjet e përbashkëta shqiptaro-maqedonase në paraqitjen e librit në botë”, thotë Dauti. (koha.mk)

The post Stefoska ta pranojë gabimin appeared first on KOHA.

---- ----
-----