Ballina AKTUALE Stankoviç: Qeveria e Serbisë do të kompensojë qytetarët për dëmet nga përmbytja

Stankoviç: Qeveria e Serbisë do të kompensojë qytetarët për dëmet nga përmbytja

126
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviç, vizitoi fshatrat e përmbytura në komunën e Bujanocit dhe bisedoi me banorët lokalë. Ai vizitoi Novo Naselje, Bujanocin, Banjen, Levosojen, Lluçanin dhe Konçulin me përfaqësuesit e komunës së Bujanoacit dhe deputetin, Nenad Mitrovic.

“Përmbytja shkaktoi dëme të mëdha. Ajo që është e mirë në këtë pikë është se uji ka filluar të tërhiqet. Unë fola me përfaqësuesit e komunës menjëherë pas mbërritjes në Bujanoc dhe thashë se duhet të përcaktohet urgjentisht nëse ka nevojë për ata që janë të rrezikuar për strehim urgjent, dhe pastaj duhet të organizohet ndihma humanitare në ushqim dhe ilaçe. Përfaqësuesit e komunës më thanë se dëmi është duke u raportuar nga sot dhe se do të zgjasë për muajin tjetër, kur do të kemi një pamje të plotë dhe informacion të saktë se sa dëm u është shkaktuar familjeve. Marrëveshja është që një plan i ndihmës do të bëhet pasi të përcaktohet dëmi total. Trupi koordinues do të ndihmojë komunën e Bujanocit, “theksoi Stankoviq.

----

Kryetari i Trupit Koordinues do të vizitojë nesër komunën e Medvegjës.

----- ----