Ballina Sport Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta “gjimnasti fluturues”

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta “gjimnasti fluturues”

11
SHPËRNDAJE

Gani Mezini, një nga sportistët më të spikatur në disiplinën e gjimnastikes, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Ai lindi në vitin 1945 dhe pati një karrierë të pasur, duke fituar shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitet ’80-90 ai dha një kontribut të vyer në rritjen e sportit të gjimnastikës në qytetin e Vlorës, ndërkohë që ka punuar edhe në fushën pedagogjike si mësues i edukimit fizik.

“Mjeshtri i Madh i Sportit”, i konsideruar një legjendë e gjallë e gjimnastikës, u përcoll sot në banesën e fundit miq dhe të afërm.

Gani Mezini njihej si gjimnasti fluturues. Rezultatet sportive të tij bënë që presidenti Ilir Meta edhe ta dekoronte me çmimin “Mjeshtër i Madh i Sportit”.a

The post Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta “gjimnasti fluturues” appeared first on LajmiFundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia.

-----