Ballina Sport Sponsori i Vllaznisë: Titulli nuk është i pamundur, gjoba prej Olsi Ramës

Sponsori i Vllaznisë: Titulli nuk është i pamundur, gjoba prej Olsi Ramës

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vllaznia e mbylli e para në krye të renditjes, fazën e parë të Superiores. Diçka surprizë për shumë njerëz, por një e vërtetë e bukur. Një “skaner” të ecurisë dhe punës së bërë ka tentuar sponsori Alban Xhaferi. Për “Ora Sport”, ai ka treguar se synohet që të krijohet një bord, ku të përfshihen legjenda të futbollit shkodran, mes të cilëve edhe Rudi Vata. E nis që nga përplasja e fundit me Partizanin, për punën e tifozëve, pas denoncimit public të Olsi Ramës, gjë që solli dënimin me gjobë të klubit kuqeblu. Xhaferi e fton drejtorin e Partizanit që, sa rrinë duke paditur njëri-tjetrin, të bëhen bashkë për t’i kërkuar qeverisë kthimin e tifozëve, sipas kushteve të vendosura nga protokolli i COVID-19:

“Pandemia ka dëmtuar edhe biznesin, por ishte një indicje e tifozëve, gatishmëri e Bashkisë Shkodër, ndaj vendosa të investoj te Vllaznia. Unë kam paraqitur edhe një plan si mund të ngrihet Vllaznia. Jemi në rrugë të mbarë. Njerëzit shihnin me spekticizëm fillimisht, por brenda një kohe të shkurtër, me stafin e duhur krijuam një ekip dinjitoz në kampionatin shqiptar.

Megjithatë, jemi ende herët dhe nuk duhet që të fluturojmë, pasi kampionati është i gjatë. Por, i gjithë qëllimi është që ta kthejmë Vllazninë atje ku e meriton, për të qenë në majën e futbollit shqiptar. Ne kemi bërë një mbledhje me stafin dhe mes objektivave kam shtuar edhe pjesën që duhet të jemi në Kupat e Europës. Pastaj na është shtuar edhe uria, duhet thënë kjo, që më pas të luftojmë edhe për vendet e para, pasi Vllaznia ka nevojë për një Kupë.

Licensimi në Europë? Ne jemi në një situatë dinamike, klubi po shkon drejt privatizimit. Duhet të zgjidhet situata e borxhit, jam i bindur që situata do të ecë shpejt me privatizimin. Duhen lidhur mënjehërë marrëveshje me tatimet dhe me ata që kanë fituar gjyqet. Kështu, klubi të mos ketë probleme kur të vijë momenti për pjesëmarrje në Europë. Do të ishte fatkeqësi që të gjitha këto përpjekjet tona të shkojnë dëm dhe Vllaznia të mos licencohej në Europë. Unë kam treguar edhe projektin tim për të marrë Vllazninë. Gjithçka bazohet te kthimi i rezultateve pozitive, ringritja e akademisë dhe njëkohësisht përfshirja e më shumë sponsorëve te klubi.

Deklarata e Olsi Ramës? Nuk dua që t’i kthehem dhe të vazhdojmë deklaratat në distancë me njëri-tjetrin. Por sa të merremi duke paditur njëri-tjetrin, le të bashkohemi dhe t’i bëjmë kërkesë qeverisë që të kthejë tifozët në stadium. Le të kthehen duke zbatuar ato kushtet e vendosura për shkakun e COVID. E kemi të pamundur që të mbajmë tifozët shkodranë larg stadiumit dhe jam i bindur që arena jonë do të mbushej plot me këto rezultate. Mendoj se edhe ai dënimi me gjobë që na erdhi ishte nga presioni i fjalëve të Ramës.

Merkato? Është e vërtetë që kemi pasur kontakte edhe me Balajn, por disa gjëra nuk mund të thuhen në publik aktualisht. Ne po vazhdojmë që të kërkojmë lojtarë në pozicionet me më shumë mangësi. Jemi duke u përgatitur për të bërë shumë afrime, por njëkohësisht edhe largime. Nuk do të kërkojmë për lojtarë që të jenë të mëdhenj vetëm në emër, por që t’i bëjnë punë Vllaznisë.

Kthimi i figuravë ikonë te Vllaznia si Rudi Vata? Patjetër. Në rastin kur të kemi një projekt më të gjerë, dua që të krijohet një bord me figura të shquara të Vllaznisë, ku mes të cilëve do të ofrohet edhe një post me rëndësi për Rudi Vatën, nëse do të ketë dëshirën për ta pranuar. Vetëm kështu mund të ecim përpara, pasi Vllaznia i përket gjithë qytetit”.

 

---- ----
----
-----
-----