Ballina Sport Spektakël i Partizanit ndaj Skënderbeut, fitore dhe kryesim i kampionatit. Kukësi thyen...

Spektakël i Partizanit ndaj Skënderbeut, fitore dhe kryesim i kampionatit. Kukësi thyen Vllazninë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partizani ka vijuar serinë e rezultateve pozitive dhe në javën e pestë të Katëgorisë Superiore, ku mori një tjetër tre pikësh mjaft të rëndësishëm përballë Skënderbeut në “Elbasan Arena”.

Një fitore me goleadë për të besuarit e Ilir Dajës me shifrat 4-0, përballë një Skënderbeu që ishte në një ditë të keqe duke mos e vendosur për asnjë moment në vështirësi ekipin e Partizanit.

Tre gola në pjesën e parë dhe 1 në pjesën e dytë i mjaftuan 16 herë kampionëve të vendit për të marrë atë që kishin si objektiv, tre pikët.

Jugren Bardhi, super goli i Esat Malës, si dhe finalizimi perfekt i Lucas Kardozos vulosën shifrat në 3-0 që në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Solomon.

Edhe pse ishte autor i një goli, sërish Solomon është një lojtar që nuk po bën diferecën në sulm me të kuqtë.

Kjo pasi është një lojtarë që shpërdoron raste të shumta dhe të pafalshme për një sulmues.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në krye me 10 pikë të grumbulluara, po aq sa ka dhe Vllaznia që u mposht sot në takimin kundër Kukësit në “Loro Boriçii”.

Shkodranët u mposhtën me shifrat 2-4, ku ishin të parët që kaluan në avantazh që në minutën e katërt me Dungën.

Por, verilindorët përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me sulmuesin Agim Ibrahimi që shënoi një dopietë në këtë takim.

Golin e tretë për skuadrën që drejtohej nga Rrahman Hallaci e shënoi Eze. Në minutën e 86-të Vllaznia do shkurtonte sërish rezultatin me Hoxhajn, por pa mundur dot që të dilte me pikë nga ky takim, pasi në minutën e 94-të Kukësi shënon sërish me anë të Vesel Limajt.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e pestë me 7 pikë të grumbulluara. (TemA)

RENDITJA E KATEGORISE SUPERIORE

---- ----
----
-----
-----