Ballina Lajme nacionale Spasovski flet për gjobat e dhëna prej 50 eurove për Zeavin, Filipçen...

Spasovski flet për gjobat e dhëna prej 50 eurove për Zeavin, Filipçen dhe Nikollovskin

13
SHPËRNDAJE

 

 

“Është e mjaftueshme që institucionet të funksionojnë dhe të mos bëjnë dallime në mes qytetarit të thjeshtë dhe ndonjë bartësi të funksionit kur është puna për shkeljen e ligjit dhe mos respektimin e rregullave”, tha ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, në pyetjen e gazetarëve se a është i mjaftueshme që Zaev me ministrat e tij u dënuan vetëm me 50 euro pasi që nuk kanë pasur helmeta të vendosura gjatë vozitjes së motoçikletave

“Është shumë e rëndësishme që kolegët kanë vepruar dhe kanë bërë procesverbal për veprën  e kryer. Ai që ka bërë shkelje e rëndësishme që edhe të mbajë përgjegjësi për veprën. Në rastin konkret shkelje ka bërë kryeministri dhe ministrat. A është i mjaftueshme dënimi? Nëse nuk i dënojmë asnjë lloj gjobe sigurisht që pyetja juaj do të ishte përse nuk i keni dënuar, tani kur i kemi shkruar dënim tani pyetni a është e mjaftueshëm dënimi prej 50 eurove. Është e mjaftueshme që institucionet të funksionojnë në vend dhe të mos ketë dallime në mes qytetarit të thjeshtë dhe një bartësi të funksioni”,  tha Spasovski.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka gjobitur kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Zv/kryeministrin për luftën kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski me nga 50 euro secili, pasi që nuk kanë pasur helmeta të vendosura gjatë vozitjes së motoçikletave./21Media

The post Spasovski flet për gjobat e dhëna prej 50 eurove për Zeavin, Filipçen dhe Nikollovskin appeared first on RTV21.

-----