Ballina Lajme Bota/Rajoni Spanja proteston nga karantina me tenxhere e tiganë për 100 milionët dollarët...

Spanja proteston nga karantina me tenxhere e tiganë për 100 milionët dollarët e ish-mbretit

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Spanja e izoluar nga ky virus vdekjeprurës ka nxitur qytetarët të shpërthejnë në protesta pavarësisht se në  karantinë. Ata kanë dalë  njëherësh në ballkonet e shtëpive të tyre dhe kanë marrë në duar enë kuzhine, tiganë duke i përplasur si një formë proteste, për t’i kërkuar ish-mbretit Juan Carlos që t’i dhurojë sistemit shëndetësor spanjoll 100 milionë dollarët që ai i ka përfituar nga mbretëria e Arabisë Saudite.

Edhe pse të vetizoluar spanjollët  kanë protestuar në një mënyrë të veçnatë kundër Juan Carlos, që ky i fundit të jap para e të ndihmojë sistemin shëndetësor në këtë kohë krize që ka krijaur koronavirusi.

----

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

----- ----