Ballina Lajme Bota/Rajoni Spanja kthen pas testet kineze: Funksionojnë vetëm 30%

Spanja kthen pas testet kineze: Funksionojnë vetëm 30%

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Spanja po kthehet në “ Italinë e dytë” të Evropës. Janë 769 vdekje brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar bilancin e jetëve të humbura atje në gati 5000 gjithsej. Numri i të infektuarve është mbi 64.000. Rëndimi i fortë i bilancit erdhi pavarësisht shpresave që ngjalli një stabilizim i lehtë I shifrave. Spanja e ka rritur në mënyrë dramatike numrin e testimeve, duke porositur miliona pajisje të reja nga e gjithë bota.

----

Por Euractiv thotë se edhe autoritetet spanjolle kanë hasur në probleme me testet kineze, të cilat rezultoi se nuk përmbushnin kriteret e cilësisë. “Niveli i saktësisë së një pjese të tyre është 30%, dhe ne, me këtë performancë, nuk i vëmë dot në përdorim”, thanë zyrtarë vendas të shëndetësisë. Spanja tashmë ka numrin e dytë të vdekjeve në botë pas Italisë.

Pavarësisht kësaj, shkalla e infeksioneve të reja ka pësuar një ngadalësim të lehtë, me një shtim të rasteve prej 14% krahasuar me 18% që ishte të enjten. Izolimin mbarëkombëtar, Spanja e nisi në 14 mars dhe do ta lërë në fuqi të paktën deri në 11 prill, dhe shifrat e fundit të infektimeve, kanë zgjuar shpresën se masat e karantinës, po funksionojnë.

----- ----