Ballina Lajme nacionale SPAK, një hap larg/ Ethet kapin zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur...

SPAK, një hap larg/ Ethet kapin zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin

6
SHPËRNDAJE

Ngritja e SPAK tashmë është realitet. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë të mërkurën listën me emrat e prokurorëve të përzgjedhur pas mbylljes së procesit të intervistimit të 23 kandidatëve të garë. Intervistat u zhvilluan nga data 8-12 korrik dhe kandidatët për anëtarë të SPAK iu përgjigjen pyetjeve nën monitorimin e ndërkombëtarëve.

Në garë ishin 23 kandidatë për 15 vende që do të ketë Struktura e Posaçme e Hetimit të zyrtarëve të lartë të akuzuar apo të dyshuar për afera korruptive apo për lidhje me krimin. Rregullorja e Këshillit përcakton datën 16 korrik si afatin e fundit për përzgjedhjen e kandidatëve.

Ngritja e SPAK është kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca vetëm pak ditë më herët përmes një mesazhi në tëitter vuri theksin në domosdoshmërinë e ngritjes sa më parë në institucioneve të reja të drejtësisë.

“Është gjithashtu koha për të ecur përpara me reformat e sundimit të ligjit. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe është e pakthyeshme. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese në funksionalitetin e saj. Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të përmirësojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të jetë në gjendje të sqarojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve”, theksoi Soreca në twitter.

-----