Ballina Lajme nacionale Sot temperaturat shkojnë deri 35 gradë

Sot temperaturat shkojnë deri 35 gradë

11
SHPËRNDAJE

Rikthehen temperatuat e larta në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), k abërë të ditur se që nga dita e sotme do të ndryshojnë temperaturat në vendin tonë.

Sipas IHMK-së, vendi ynë do të vijoj të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike të cilat do të mbesin të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit për gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

IHMK ka bërë apel që të evitohet kontakti me diell që nga ora 09:00 deri në ora 17:00.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9:00 deri në ora 17:00 mundësisht të jetë sa më i kufizuar”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

-----