Ballina Lajme nacionale Sot protesojnë banorët e Veternikut, kjo është arsyeja

Sot protesojnë banorët e Veternikut, kjo është arsyeja

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Për shkak të kanalizimit të hapur që kalon afër lagjës së tyre sot do të protestojnë banorët e lagjes së Veternikut.

Banorët nëpërmjet një njoftimi thonë se kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po ashtu po i mbledh edhe mushkonjat, si dhe është potencial për ndonjë epidemi.

“Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë. Protesta mbahet me 22 tetor, te ura ku kalon kanalizimi, konkretisht afër spitalit Amerikan, ora 11:00”, thuhet në njoftim.

---- ----
----
----- ----
-----