Ballina Lajme nacionale Sot pritet të takohet Kurti – Mustafa, vetëm këtë ofertë e pranon...

Sot pritet të takohet Kurti – Mustafa, vetëm këtë ofertë e pranon LDK

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vetëvendojse dhe LDK pritet që sot të bëjnë përpjekjen e ardhës për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Pas bllokimit të bisedave për lidhjen e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet të rikthehen sot në tryezën e bisedimeve edhe pse nuk ka asgjë zyrtare.

----

Janë të dyja partitë që dje janë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet mes tyre, siç thonë që të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbrëmë në një deklarim për media ka paralajmëruar një takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës për sot.

“Takimet duhet të vazhdojnë, besoj qysh nesër (sot) dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje në përputhje me interesat e qytetarëve dhe te vendit”, ka deklaruar ajo.

Përkundër gatishmërisë për t’u takuan, nëse merren parasysh deklaratat e fundit të dy partive, nuk ka aq sinjale pozitive që mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes tyre.

Arsyeja është përplasja për karrige të pushtetit, pra ndarjen e pozitave të rëndësishme.

Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, mbrëmë përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se partia e tij këmbëngulë që të marrë pozitat që i ka synuar qysh në fillim, kur edhe kanë nisur bisedat me VV-në, pra presidentin, kryekuvendarin (që tashmë VV ia ka marrë me zgjedhjen e Konjufcës), si dhe 5 ministri.

“LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Por VV pas zgjedhjes së Konjufcës si kryekuvendar po e vlerëson këtë çështje të kryer.

Albulena Haxhiu, e nominuar nga Kurti si ministre e Drejtësisë deklaroi dje se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, pavarësisht gjithçkaje.

“Çështja e kryeparlamentarit është çështje e kryer. Ai s’do të japë dorëheqje. E kemi pritur LDK-në 81 ditë dhe s’ka pasur lëvizje. Madje, për çështjen e kryeparlamentarit s’kanë shfaqur interes sa kanë shfaqur për Presidentin dhe MPB-në”, ka thënë Haxhiu.

Duke parë këtë deklaratë të Haxhiut dhe institimin e LDK-së, përveç pozitës së presidentit, VV tash duhet të lëshojë pe edhe për pozitën e kryeparlamentarit në mënyrë që t’i hapet rruga lidhjes së koalicionit qeverisës mes këtyre subjekteve.

----- ----