Ballina Lajme nacionale Sot nuk do të mbahet takimi mes Kurtit e Mustafës për arritjen...

Sot nuk do të mbahet takimi mes Kurtit e Mustafës për arritjen e koalicionit

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është përfolur që edhe gjatë ditës së sotme do të zhvillohet takimi mes Kurtit e Mustafës.

Ndryshe nga ditët tjera, Albin Kurti e Isa Mustafa nuk do të takohen sot për të diskutuar mundësinë e koalicionit parazgjedhor.

Ndonëse sot është dita e fundit për paraqitjen e koalicioneve në KQZ, LDK dhe VV siç duket janë dorëzuar në tentativat e tyre për të arritur marrëveshje.

Këtë për lajmin e ka konfirmuar edhe Arlind Manxhuka, nga zyra për media e Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se për sot nuk është i paraparë ndonjë takim.

“Për sot nuk është i paraparë ndonjë takim”, ka thënë shkurt Manxhuka.

Kujtojmë, se gjatë ditës së djeshme Mustafa e Kurti patën një takim të shkurtër në njërin prej hoteleve të Prishtinës.

Sidoqoftë, pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes po del të jetë posti i kryeministrit, pozitë të cilën nuk është e gatshme ta lëshojë asnjëra nga partitë.

Rrjedhimisht, nuk pritet që mes këtyre dy partive të ketë koalicion parazgjedhor për shkakun se afati i fundit për paraqitjen e këtyre koalicioneve në KQZ është ora 00:00, pas mesnate.

---- ----
----
----- ----
-----