Ballina Lajme nacionale Sot marrëveshja në Kosovë? Isa Mustafa: Besoj se do ketë…

Sot marrëveshja në Kosovë? Isa Mustafa: Besoj se do ketë…

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftoi se sot do të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Pas mbërritjes në Selinë Qendrore të partisë, Mustafa tha para mediave shkurtimisht se do të ketë takim, por, shtoi se nuk është caktuar ende ora. Kreu  i LDK-së u shpreh se janë duke bërë përpjekje për marrëveshje.

Sipas tij, nuk ka kuptim që të vazhdohen diskutimet ndryshe. “Besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe”, ka deklaruar Mustafa.

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e afatit prej 15 ditësh kur duhet të thirret seanca parlamentare për votimin e qeverisë së re. Është folur për takime në mes të dy partive, por, ende ato nuk janë deklaruar se deri në çfarë pike kanë arritur t’i përafrojnë qëndrimet.

---- ---- ----
-----