Ballina LifeBizare Sot keni qenë të trishtuar!? E drejtë, por efekti ka ardhur nga...

Sot keni qenë të trishtuar!? E drejtë, por efekti ka ardhur nga “e hëna blu” (FOTO)

10
SHPËRNDAJE

Humor i keq, melankoli, dëshpërim? Mos u shqetësoni: Kjo ishte e hëna blu, dita më e trishtuar e të gjithë vitit. Bëhet fjalë për të hënën e tretë të janarit, njohja e të cilës si e hëna blu, lindi në 2005 nga një ide e doktorit Klif Arnall, një psikolog i universitetit të kardifit që ka studiuar një formulë matematikore për të kryqëzuar disa kurba si moti, ndjenja e fajit për paratë e shpenzuara për vit të ri, rënia e motivimit pas festave dhe nevoja në rritje për të bërë diçka.

Përzierja shpërthyese e kujtimeve të festave të fundvitit që largohet, ditët më të shkurtëra dhe më gri dhe llogaritë bankare gjithnjë e më të lehta, kanë sjellë si rezultat një formulë e cila na prezanton me të hënën blu, që këtë vit, u shënua më 20 janar.

Por ekspertët kanë edhe një seri këshillash për të hedhur pas shpine trishtimin e këtyre 24 orëve. Mjafton të bëhet ndonjë ndryshim që do të ndihmojë në rikuperimin e energjisë dhe humorit të mirë, të dalësh nga shtëpia dhe të gjesh kohë për aktivitete fizike; apo thjeshtë të takosh një mik.

E nëse të gjitha këto nuk funksionojnë, mbahuni fort, sepse e marta, 21 janar, është dita e përqafimeve, mënyra më e mirë për tu ngushëlluar dhe për të reduktuar stresin.