Ballina Sport Sot jepen verdiktet e fundit në të Parën, të gjithë sytë te...

Sot jepen verdiktet e fundit në të Parën, të gjithë sytë te Korabi e Burreli

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kategoria e Parë luan sot ndeshjet e radhës, teksa po shkon drejt fundit dhe kanë mbetur pak verdikte për t’u dhënë. Në play-off të grupit A, Dinamo e ka siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore, por po luhet fort për vendin e dytë mes Korabit (40 pikë) dhe Burrelit (41 pikë) dhe ndeshjet e sotme vendosin gjithçka.

Në këtë grup luhet java e gjashtë dhe e fundit. Burreli ka një sfidë shumë të vështirë në letër pasi sfidon skuadrën e Dinamos. Rivaliteti ndaj këtyre skuadrave ka qenë shumë i madh këtë sezon dhe pritet që ndeshja e sotme të jetë e luftuar.

Ndërkohë, Korabi i vendit të tretë sfidon Vorën, ndjeshëm më e dobët se tre skuadrat më lart në renditje, megjithëse ka arritur herë pas here të marrë rezultate pozitive ndaj të mëdhave. Ndërkohë, në grupin B verdiktet janë dhënë dhe luhet për statistikë.

Egnatia, e cila kthehet në Superiore sezonin e ardhshëm, sfidon Pogradecin e vendit të tretë. Ndeshja tjetër është mes Besës dhe Tomorit. Beratasit e kanë blinduar vendin e dytë dhe kanë siguruar kalimin në play-off , ku do luajnë përballë vendit të dytë të grupit A dhe vendit të tetë në Superiore.

Luhet edhe në play-out të grupit B, aty ku Luftëtari ka rënë që në nisje të sezonit pasi janë shkrirë si klub dhe e kanë nisur nga e para me emër të ri. Elbasani, gjithashtu i rënë, sfidon sot Lushnjën. Flamurtari, që kalon në play-out për rënien nga e Para, sfidon Turbinën. Të gjitha ndeshjet nisin në 15:00. /abcnews.al

 

The post Sot jepen verdiktet e fundit në të Parën, të gjithë sytë te Korabi e Burreli appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----