Ballina Lajme Bota/Rajoni Sot jep dorëheqjen Theresa May

Sot jep dorëheqjen Theresa May

38
SHPËRNDAJE

Sot, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do të jap dorëheqje nga posti i saj.

Ajo dorëhiqet formalisht nga drejtimi i Partisë Konservatore, duke e hapur zyrtarisht garën për zgjedhjen e pasuesit të saj deri në fund të korrikut.

Por, ajo do të vazhdojë të mbetet kryeministre e Britanisë derisa lideri i ri të ketë kaluar mocionin e besimit në Parlament.

Teknikisht, May mund t’i lërë menjëherë vendin liderit të ri të konservatorëve, pasi ky të zgjidhet.

Megjithatë, nuk duket se ka për synim të lërë para kohe një boshllëk pushteti në Doëning Street, nën sfondin e hipotezës së ngritur nga opozita laburiste për një mocion mosbesimi të menjëhershëm në Dhomën e Komuneve ndaj liderit të ardhshëm konservator.

Sidomos nëse bëhet fjalë për Boris Johnson, Dominic Raab apo ndonjë mbështetës tjetër potencial të një Brexit të ashpër pa marrëveshje.