Ballina Lajme nacionale Sot janë bërë tetë vjet nga rënia e e policit Enver Zymberit

Sot janë bërë tetë vjet nga rënia e e policit Enver Zymberit

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tetë vjet nga rënia e Enver Zymberit.

Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002.

Ai u privua nga jeta me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin që filloi më 25 korrik të vitit 2011.

Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe te lapidari i tij në Prishtinë si dhe te varrezat në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Policia më pastaj do të vizitojë familjen e tij në Vushtrri.

Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

---- ----
----
-----
-----