Ballina Lajme nacionale Sot i jepet lamtumira e fundit 6 vjeҫarit që u privua nga...

Sot i jepet lamtumira e fundit 6 vjeҫarit që u privua nga jeta dje në Deҫan

29
SHPËRNDAJE

Ngjarja e djeshme në Deҫan, tronditi tërë vendin.

Sot në ora 14:00 do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit, djalit 6 vjeç D.Ç nga Broliqi i Deçanit.

D.Ç u privua nga jeta me mjet zjarri në veturën e babait të tij, ku edhe ndodhej mjeti që besohet se është me leje.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e saja në hetuesi se babai i të miturit punon në një institucion financiar që merret me transfere parash dhe kjo është arsyeja pse ai e mbante mjetin në veturë.

“Rasti dyshohet se ka ndodh brenda veturës, ku fëmijët kanë qenë duke lozur në veturën e prindit të tyre. Brenda veturës ka qenë edhe mjeti i cili besohet se është me leje. Prindi e mban mjetin me vete sepse punon në një institucion që transferon para”, tha një burim i besueshëm.

I mituri ka marrë lëndime vdekjeprurëse nga mjeti i zjarrit në kokë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës, ndërsa për rastin në fjalë ka folur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurororja ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmiut me urdhër të prokuororit të shtetit është dërguar për obdukim. Lidhur me rrethanat e këtij rasti jemi në pritje të raportit të autopsisë”, tha Nikçi.

“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekur fëmiu, jemi në pritje të raportit të autopisë” përfundoi Nikçi Nikçi.

Arma me të cilën dyshohet se ndodhi vrasja është konfiskuar nga policia. Deri më tani hetuesia tha se rasti dyshohet se ndodhi nga pakujdesia.

15 persona u privuan nga jeta për gjashtë muaj në Kosovë:

Me vdekjen e 6 vjeçarit nga komuna e Deçanit, numri i personave që u vranë brenda këtij viti në Kosovë ka shkuar në 15.

Motivet e këtyre rasteve lirisht mund të cilësohen banale. Mosmarrëveshje në familje, probleme me trashëgiminë e pronës, gjakmarrje, vjedhje, etj, janë disa nga motivet që i futën nën dhe njëmbëdhjetë burra dhe tri gra brenda kësaj periudhe të shkurtër kohore.

Rastet kanë ndodhur në këto komuna:

Gjilan (1 grua), Ferizaj (1 burrë), Prishtinë (1 burrë dhe 2 gra), Gjakovë (1 burrë) Suharekë (2 burra), Lipjan (1 burrë), Skenderaj (1 burrë), Prizren (1 bebe, gjinia mashkullore), Rugovë (1 burrë), Viti (1 burrë) dhe Rahovec (1 burrë). Deçan (6 vjeçari)

-----