Ballina Lajme nacionale Sot heshtje zgjedhore

Sot heshtje zgjedhore

8
SHPËRNDAJE

Kosova sot në heshtje Zgjedhore.

Pas 10 ditësh fushatë elektorale ku subjektet politike, kandidatët për kryeministër dhe deputetë paraqiten programet e tyre dhe kërkuan votën e qytetarëve, sot Kosova është në heshtje zgjedhore.

Nesër, Kosova do të votojë për formimin e qeverisë së re dhe për 120 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 6 tetorit ka certifikuar 25 parti dhe subjekte politike të cilat do të garojnë, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, nga këto 25 subjekte politike të certifikuara për një ulëse në Kuvendin e Kosovës garojnë 1097 kandidatë për deputetë.

Për të vendosur se kush do të jetë qeveria e ardhshme dhe kush do të jetë i ulur në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit, të drejtë vote sipas KQZ-së, kanë rreth 1 937 868 kosovarë.

-----