Ballina AKTUALE Sot fillon aplikimi online për qytetarët që dëshirojnë të marrin 100€ ndihmë...

Sot fillon aplikimi online për qytetarët që dëshirojnë të marrin 100€ ndihmë të njëhershme (LINKU)

3485
SHPËRNDAJE

Të gjithë qytetarët e rritur të Serbisë me letërnjoftim të vlefshëm dhe qëndrim në Serbi nga sot (e mërkurë, 13 maj) mund të aplikojnë për ndihmë prej 100 euro përmes faqes së internetit të Administratës së Thesarit idp.trezor.gov.rs, konfirmoi Ministri i Financave Siniša Mali për RTS.

Për tu regjistruar, duhet të futni JMBG, numrin e letërnjoftimit dhe të specifikoni bankën ku dëshironi të hapni llogaria (llogaria hapet automatikisht në secilën bank që dëshironi dhe pasi t’i merni parat, llogaria mbyllet menjëher).

LINKU idp.trezor.gov.rs

Mali shtoi se qendra e thirrjeve do të fillojë të punojë të Premten, dhe numrat e telefonit që qytetarët do të mund të regjistrohen do të publikohen në media.

Sipas Siniša Mali, aplikimi do të zgjasë deri më 5 qershor.

“Në çdo pesë ditë, ne do t’i paguajmë ata që kanë aplikuar,” tha Siniša Mali, duke theksuar se nuk ka nevojë që të gjithë të aplikojnë menjëherë, sepse, siç tha ai, ka kohë të mjaftueshme për të gjithë.

Ministri i Financave tha se buxheti parashikon rreth 60 miliardë dinarë për të ndihmuar qytetarët.

Pagesa për pensionistët dhe qytetarët që marrin ndihmë sociale fillon të Premten, dhe ata nuk kanë pse të regjistrohen, por marrin paratë automatikisht./Bujanoci.Net/

Lexoni poashtu kush mund të aplikojë e për gjithçka tjetër rreth kësaj ndihme: https://bujanoci.net/gjithcka-qe-duhet-te-dini-rreth-ndihmes-financiare-prej-100e-ne-serbi-aplikimi-fillon-prej-15-maj/

-----