Ballina Lajme nacionale Sot ditë zie në Kosovë

Sot ditë zie në Kosovë

13
SHPËRNDAJE

Kosova sot në zi.

Kosova sot do të jetë në ditë zie, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë e Mesme, ku la dhjetëra persona të vdekur dhe qindra të lënduar.

Presidenti, Hashim Thaçi, ka marrë dje vendim që dita e mërkurë, të jetë ditë zie në Kosovë.

Kështu që, sot flamujt do të ngrihen në gjysëmshtizë, në nderim të viktimave nga tërmeti.

Në anën tjetër, shumë shqiptarë nga Kosova, tashmë kanë marrë rrugën për në Shqipëri, duke u dalë në ndihmë vëllezërve shqiptarë.

Qeveria në detyrë e Kosovës, dje mori vendim që 500 mijë euro të ndahen nga buxheti i shtetit si ndihmesë për shtetin shqiptar.

-----