

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, është kthyer në kohë për ta publikuar një foto të vjetër, shkruan lajmi.net.
Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Është fjala për Soni Malajn, e cila në këtë kohë karantine ka qenë mjaft aktive në “Instagram”.
Por ditën e sotme duket se Soni është bërë paksa nostalgjike, pasi në “Instastory” ka postuar një foto që i përkon vitit 2015.
Në foton në fjalë, këngëtarja duket atraktive pasi veshja i zbulonte paksa gjoksin.
Ndërkohë si pasojë e izolimit nga Covid-19, edhe Soni ashtu si kolegët e saj po bën pushim nga angazhimet e saj në muzikë.