Ballina LifeBizare Sondazhi i Xing.al, rendit më të shikuarat 3 emisionet e Top Channel

Sondazhi i Xing.al, rendit më të shikuarat 3 emisionet e Top Channel

27
SHPËRNDAJE

Edhe këtë vit “Xing.al” do të shpallë çmimet “Xing” për kategori të ndryshme që nga moderatorët më të mirë e deri tek emisionet më të mira të vitit.

Emisione të reja e emisione të suksesshme që janë ndjekur prej vitesh janë pjesë e këtij sondazhi.

Nga votat e publikut në krye të listës mbizotërojnë 3 emisionet e Top Channel, “Shiko Kush LUAN”, “Portokalli” dhe “Hells Kitchen”.

Teksa votimi ende vijon, deri në këto momente vendin e parë e mban “Shiko Kush LUAN” me 25% të votave, vendin e dytë “Portokalli” me 12 % të votave dhe “Hells Kitchen” me 11%.

Pas tyre vijnë emisionet e televizioneve të tjera, por edhe shumë emisione të tjera të Top Channel, një tregues i qartë se edhe për 2019-ën, Top Channel ka dominuar ekranet shqiptarëve.