Ballina Sport Solskjaer “harron” Sanchon, një “ujk” e bind dhe ia kërkon klubit

Solskjaer “harron” Sanchon, një “ujk” e bind dhe ia kërkon klubit

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në një krizë të tillë financiare blerja e Jadon Sancho nga United është thuajse e pamundur. Solskjaer e do me patjetër një anësor dhe duket se tashmë është përqendruar te alternativat.

Trajneri norvegjez pëlqen shumë karakteristikat e Pedro Neto. Talenti 21-vjeçar prej dy sezonesh është pjesë e Wolverhampton dhe po bën shumë mirë, duke u futur në listën e talenteve më të mirë të Premier League.

 

United mund të sigurojë shërbimet e tij për një shifër prej rreth 50 milionë euro, e përballueshme për financat e tyre. Fakti që mund të luajë në të dy krahët dhe si 9-sh fals e bën Neton të jetë shumë i pëlqyer. Luzitani numëron 5 gola dhe 4 asiste këtë sezon. /abcnews.al

 

The post Solskjaer “harron” Sanchon, një “ujk” e bind dhe ia kërkon klubit appeared first on Abc News.

---- ----
-----