Ballina Sport Skriniar: Me Juventusin nuk ka miqësore

Skriniar: Me Juventusin nuk ka miqësore

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ditën e nesërme skuadra e Inter do të përballet kundër Juventus, në kuadër të International Champions Cup.

Në një deklartatë të dhënë për “Inter Tv” përpara ndeshjes, lojtari i skuadrës “zikaltër” Milan Skriniar i ka tërhequr vërejte kudërshtarëve se Inter nuk do ta neglizhojë ndeshjen kundër juves.

“Kjo nuk është një miqësore”, ka thënë ai

Skriniar do ta këtë një sezon të ri me trajnerin e ri, Antonio Conte ku do të jetë pjesë e një mbrojtje tërësisht ndryshe bashkë me Stefan de Vrij dhe Diego Godin që erdhi si futbollist i lirë tek Inter.

“Kjo ndeshje nuk është një miqësore, asnjë ndeshje nuk është miqësore”.

“Këto ndeshje janë në kuadër të parapërgatitjeve dhe tregon se si jemi duke u parapërgatitur ne në stërvitje”.

“Ne jemi duke punuar shumë dhe mendoj që jemi duke punuar shumë mirë”.

“Ne duhet ti bëjmë gjërat ashtu si sugjeron trajneri dhe stafi teknik.

“Është e rëndësishme që këto gjëra të aplikohen si duhet në fushë”

The post Skriniar: Me Juventusin nuk ka miqësore appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
-----
-----