Ballina Sport Skënderbeu i prish festën Tiranës, ndërpriten fitoret radhazi të bardhebluve (Fotot)

Skënderbeu i prish festën Tiranës, ndërpriten fitoret radhazi të bardhebluve (Fotot)

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dejvi Bregu mban fjalën, shënon, lë gjurmë në “Air Albania Stadium” dhe i jep fund marshimit të fitoreve radhazi të Tiranës. Në takimin e parë të javës së 22-të, çdo gjë ka përfunduar në barazim 1-1, ndonëse në çastet e fundit Hoxhallari ka bërë heroin duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt.

Tirana e nis ndeshjen më mirë dhe detyron Skënderbeun të presë në mesfushën e tij, ndonëse korçarët kur dalin, bëhen të rrezikshëm. Dejvi Bregu detyron Ilion Likën të bëjë një pritje të shkëlqyer në minutën e 25-të, ndërsa tre minuta më pas nuk ka se çfarë të bëjë asgjë gardiani bardheblu, pasi shtatshkurtri vlonjat përfiton nga gafa e mbrojtjes vendëse dhe dërgon topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e miqve, ndërsa në të dytën Tirana kërkon me çdo kusht të shënojë. Dhe do ta bëjë 10 minuta nga fundi i ndeshjes, kur Kale me zgjuarsi rivë topin në lojë dhe me rikthimin e sferës në këmbët e tij shënon golin e barazimit. Protestojë korçarët pasi braziliani e ka ekzekutuar goditjen e dënimit duke e spostuar topin më përpara, por për Kridens Metën çdo gjë është e rregullt.

Ndonëse Tirana këmbëngul, ata që rrezikojnë në fund janë korçarët. Në minutën e 92-të Grishpi ka një rast ideal për të mbyllur hesapet, por nuk i jep forcë topit dhe lejon ndërhyrjen e Hoxhallarit, që shpëton të tijtë nga disfata. Mbyllet 1-1, Tirana kap Kukësin në vendin e parë në kuotën e 41 pikëve, por verilindorët e luajnë të dielën sfidën e tyre me Bylisin, ndërsa mban vendin e shtatë me 29 pikë.

---- ----
----
-----
-----