Ballina Sport Skënder Gega flet nga spitali në Turqi: U shkatërrova me ilaçe për...

Skënder Gega flet nga spitali në Turqi: U shkatërrova me ilaçe për 16 ditë, nuk mbante më

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i transferimit të Skënder Gegës për në Turqi pas më shumë se dy javësh në një gjendje jo të mirë në kryeqytet, ka befasuar të gjithë. Megjithatë trajneri i Kukësit i shtyrë edhe nga fëmijët e tij ka vendosur të transferohet në Stamboll për një mjekim më të specializuar.

Pas gati dy ditësh në një spital të Turqisë, Top Channel ka komunikuar me trajnerin Gega i cili duket të jetë më i stabilizuar në gjendjen e tij.

----

Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkritëe i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë. 

Kam filluar menjëherë një terapi për mushkritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkrive”, tregon Gega.

Skënder Gega ka rezultuar pozitiv që nga data 11 nëntor dhe gjatë gjithë ditëve që ka qëndruar në Tiranë gjendja e tij nuk pati përmirësim.

Ndërkohë që pas lajmit për transferimin e tij ishin të shumtë ata që reaguan edhe për këtë vetë Skënder Gega ka publikuar një mesazh falenderimi, duke ju drejtuar edhe skuadrës e cila gjithashtu pati një dedikim në ndeshjen e së mërkurës ndaj Laçit, ku mori edhe fitoren e parë.

----- ----