Ballina Sport Skenari i fundit i “Tuttosport”: Allegri te Real Madrid, Zidane te Juventusi

Skenari i fundit i “Tuttosport”: Allegri te Real Madrid, Zidane te Juventusi

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Massimiliano Allegri, Zinedine Zidane, Andrea Pirlo, Juventus dhe Real Madrid, një ekuacion me shumë të panjohura, por me shumë zëra që qarkullojnë në media.

Së fundmi “Tuttosport” është hapur me një lajm të bujshëm, që çon Allegrin te kampionët në fuqi të Spanjës. Francezi shikohet larg spanjollëve në këtë moment dhe italiani mund ta pasojë, sikurse shkruan gazeta italiane.

 

Jo vetëm kaq, pasi Tuttosport raporton se nëse kjo lëvizje ndodh, atëherë te Juventusi do të rikthehej pista Zinedine Zidane. Atij i ka pëlqyer ideja që ta drejtojë ish-skuadrën e tij, por edhe Federata Franceze e Futbollit dëshiron t’i japë drejtimin e kampionëve të botës. /abcnews.al

The post Skenari i fundit i “Tuttosport”: Allegri te Real Madrid, Zidane te Juventusi appeared first on Abc News.

---- ----
-----