Ballina Lajme nacionale Skenar si i 1997, 4 ditë para zgjedhjeve Meta i “shkul veshin”...

Skenar si i 1997, 4 ditë para zgjedhjeve Meta i “shkul veshin” Ramës e Bashës

3
SHPËRNDAJE

Për herë të parë Presidenti Ilir Meta ka folur për dhunën dhe veprimet e paligjshme që janë regjistruar deri më tani nga disa eksponentë lokalë apo qëndrorë të opozitës.

Pas një takimi me ministrin e punëve të jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, Presidenti Meta deklaroi se “çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane, ndaj aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”.

“Duke iu referuar vendimit të pritshëm për hapjen e negociatave në vjeshtë, me rëndësi është zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian” – tha Meta.

Edhe pse ka kaq ditë me tension politik, Meta tha se palët duhet të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës, me qëllimin, siç tha ai rikthimin në normalitet të Shqipërisë dhe respektimin e shtetit ligjor.