Ballina Lajme nacionale Skandali/ Rilindjes i dalin kutitë jashtë kontrollit, më shumë vota se votues...

Skandali/ Rilindjes i dalin kutitë jashtë kontrollit, më shumë vota se votues (FOTO)

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ai lloj skandali që edhe pritej pas mbylljes së procesit të votimit në orën 19:00 të ditës së djeshme, duket se po ndodh dhe protagoniste ka Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila edhe në një palë zgjedhje ku garonte me veten, ka qenë e pasigurt për fitoren.

Të paktën këtë të lë të kuptosh fakti që në dhjetëra bashki të vendit ku ka përfunduar numërimi në KZAZ, nga kutitë po dalin për kryebashkiakët e majtë më shumë vota sesa votues të certifikuar në listën përfundimtare të KQZ-së.

1- Kampionia në këtë superskandal të “Rilindjes” deri tani është Juliana Mema, pasi kryebashkiakja e Urës Vajgurore ka marrë 1766 vota më shumë sesa numri total i votuesve.

Sipas KQZ-së, Memaj ka fituar me 7666 vota, por dje tre orë pasi kishte përfunduar procesi i votimit, KQZ deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në Urën Vajgurore ishte 5900.

2- Skandali vijon në Bashkinë e Vaut të Dejës. Aty KQZ dje deklaroi se kishin marrë pjesë në votime 5166 persona, por kandidati Mark Babani i PS sot është shpallur fitues me 6223.

3- Panorama është e njëjtë edhe në Divjakë, por këtu me një diferencë më të vogël mes atyre që kanë votuar dhe votave që janë gjetur në kuti. Pjesëmarrja në zonën e zv/kryeministrit Erion Braçe u raportua 13000 votues, ndërkohë që Fredi Kokoneshi sipas KQZ sot ka fituar me 13513.

4- Edhe Fatos Tushe në Lushnje është shpallur sot fitues me 28086 vota, por pjesëmarrja në votime sipas KQZ ka qenë 27243.

5- Edhe një tjetër kandidat i Edi Ramës ka marrë më shumë vota se votues në bashkinë e tij. Ai është Jorgo Goro me 44 vota plus në bashkinë e Himarës. Goro ka marrë 4,209 vota, ndërsa sipas KQZ aty kanë votuar 4165 qytetarë.

6- E njëjta panorama në Mallakstër ku kandidonte i vetëm Gjolekë Guci nga PS. Në këtë bashki kanë marrë pjesë 4150 votues, por në përfundim të numërimit të 33 kutive, Guci ka fituar me 4206 vota, që i bie 56 vota më shumë se qytetarë.

7- Skandali vijon në Malësinë e Madhe, bashki në të cilën KQZ thotë se kanë marrë pjesë 7600 votues, por që kandidati i PS ka fituar me 7772.

8- Edhe në Vorë kandidati i Partisë Socialiste, Agim Kajmaku, ka marrë më shumë vota, nga sa ka qenë numri i votuesve. Kështu, KQZ raporton se në Vorë kanë votuar 6120 persona, ndërkohë që Kajmaku i PS shpallet fitues me 6208 vota.

Nëse shohim shifrat e mësipërme të cilat po “tradhëtojnë” PS-në, nuk do na duket edhe aq e pavend deklarata e djeshme e Gazmend Bardhit nga selia e Partisë Demokratike, ku kundërshtoi shifrat e pjesëmarrjes në votime të publikuara nga KQZ.

Sekretari i përgjithshëm i selisë blu deklaroi se në zgjedhje kanë votuar në total 534,528 persona ose 15.2% e votuesve në të gjithë vendin jo 21.6% siç deklaroi KQZ.

I çuditshëm ishte në fakt edhe kalkulimi me katër orë vonesë i KQZ-së pas përfundimit të votimit, teksa shifra u rrit frikshëm nga 15% në orën 18:00 në 21.6% në orën 19:00.

---- ----
-----