Ballina LifeBizare Skandali/ Michael Jackson spërkati me parfum të brendshmet e vajzës së Elvis...

Skandali/ Michael Jackson spërkati me parfum të brendshmet e vajzës së Elvis Presley për të…

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas vdekjes, dhjetëra skandale që lidhen me yllin e muzikës pop Michael Jackson janë zbuluar nga mediat.

Së fundmi, tabloided e njohura kanë zbuluar një histori midis tij dhe vajzës së këngëtarit tjetër të njohur Elvis presley. Ato raportojnë se Jackson spërkati me parfum të brendshmen e Lisa Marie Presley dhe hodhi pantallonat e saj, në mënyrë që të dukej sikur kishin fjetur në një dhomë bashkë.

----

Vajza e Elvis, tani 51 vjeçe, u martua me këngëtarin midis viteve 1994 dhe 1996, kur ai përballej me një akuzë për abuzim seksual. Martesa e tyre e shkurtër ndezi një seri teorish konspirative, me studiues të ndryshëm të bindur se nuk ishte asgjë më shumë se një marifet publiciteti.

Sandy Domz ka punuar si asistente administrative në Ranch Neverland ndërsa çifti ishin së bashku. Por ajo u habit nga ndërveprimet e tyre, duke pretenduar se “ajo nuk dukej të ishte një marrëdhënie e natyrshme ose një miqësi”.

Ajo i tha CBS: “Michael mori disa të brendshme të saj dhe i hodhi ato në dysheme. Më parë i kishte hedhur parfumin e tij për ta bërë skenën të dukej sikur Lisa Marie ishte në dhomën e gjumit të tij. Por nga infot e mia ajo nuk shkoi kurrë atje. Ajo ishte ose në dhomën e trëndafilave ose kishte fjetur në shtretërit e mysafirëve”.

Teoricienë të tjerë të konspiracionit kanë pretenduar se çifti zyrtarisht nuk u martua – dhe nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Por Lisa tha: “Ishte një martesë e konsumuar. Po, kjo është e gjitha që unë duhet të them për të. Për mua, martesa ishte e vërtetë”.

----- ----