Ballina Sport Skandali me himnin e Shqipërisë po bën xhiron e botës, ja çfarë...

Skandali me himnin e Shqipërisë po bën xhiron e botës, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Skandali me himnin e kombëtares shqiptare në “Stade de Francë” ka bërë xhiron e botës.

Shumë media sportive nuk janë marrë shumë me rezultatin e takimit mes Francës dhe Shqipërisë, i mbyllur në favor të kampionëve të Botës me shifrat 4-1.

Gazeta spanjolle “Marca” del me titullin: “Shqipëria refuzon të nisë ndeshjen kundër Francës pas ngatërrimit të himnit kombëtar”

Ndërkohë, italiania, “Mediaset” shkruan: “Francë-Shqipëri, gafë e dyfishtë: himni dhe … një falje”

Skandali i himnit të Shqipërisë ka zënë vend edhe në mediat ruse, me “Russia Today” që shkruan: “Përpara ndeshjes kualifikuese të Euro 2020 me Shqipërinë, Franca luan himnin e Andorrës … dhe i kërkon falje Armenisë”.

Episodi ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë momentit të ekzekutimit të himnit shqiptar, gjatë takimit të vlefshëm për Grupin H kualifikues të Euro 2020.

The post Skandali me himnin e Shqipërisë po bën xhiron e botës, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----