
Winful Cobbinah është një nga futbollistët më kryesorë të skuadrës së Tiranës. Futbollisti ganez ndihmoi jo pak bardheblutë në arritjen e titullit kampion.
Futbollisti nuk e nisi mirë sezonin e ri futbollistik, ajo ndeshja me Crvena Zvezdën dhe me Youn Boys, bënë që kritika të shumta të binin drejt tij.
Udhëtimi drejt Ganës, për shkak se u bë baba ndoshta mund ta ketë çekulibruar futbollistin, që tashmë do të shijojë edhe nënshtetësinë shqiptare.
Presidenti Ilir Meta, përmes një dekreti, ia ka mundësuar këtë gjë.
Kësisoj, ai hap një vend për dikë tjetër të huaj në formacionin e Tiranës, duke pasur parasysh kushtet e FSHF-së që lejohen në fushë vetëm 4 të huaj.
