Ballina Sport SKANDALI i Refik Halilit: Ka çuar gjysmën e shpërblimeve të ekipit për...

SKANDALI i Refik Halilit: Ka çuar gjysmën e shpërblimeve të ekipit për djalin dhe vajzën e tij

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka përdoruar në mënyrë skandaloze klubin e Tiranës për të shpërblyer fëmijët e tij.

Edhe pse djali i tij është nga futbollistët më pak të aktivizuar dhe i cilësuar si një lojtarë i dështuar, fal babait të tij ai merr një rrogë dhe shpërblime marramendëse në emër të klubit të Tiranës.

----

E njëjta situatë ështē dhe me vajzën e tij që e ka punësuar po në administratën e klubit.

Më poshtë po paraqesim disa fakte se si familja Halili merr shpërblime të majme dhe futbollistët e tjerë me më shumë kontribute injorohen.

– Janë dy futbollistë (Filip Najdovski dhe Kristijuan Toshevski) qe nuk kane qene pjese e klubit gjate edicionit 2019-2020, pasi kane ardhur ne muajin Gusht dhe do perfitojne shumen totale prej 11.6 milione leke;

– Grent Halili, lojtar zevendesues qe do te perfitoje 8 milione, nderkohe qe per futbolliste te tjere po zevendesues qe mund te kene luajtur me shume se ai, do te marrin gjysmen e ketij shperblimi;

– Marina Halili merr shperblim 7.1 milione, nderkohe qe stafi teknik/mbeshtetes do te marre maksimumi 1/10 -1/15 e shperblimit te saj apo drejtori sportiv dhe menaxheri i klubit nuk do te marre asnje leke;

– Eshte mbajtur standart i ndryshem ne lidhje me futbollistet qe kane qene pjese e ekipit gjate edicionit 2019-2020 dhe aktualisht jane larguar.

Ka futbolliste si Edon Hasani qe do marre 4.3 milione dhe ka futbolliste si Michael Ngoo apo Albi Doka qe nuk do marrin fare shperblim. (TemA)

----- ----