Ballina Lajme nacionale Skandali i radhës i BIK-ut, bartin mishin e kurbanit me veturë që...

Skandali i radhës i BIK-ut, bartin mishin e kurbanit me veturë që transprotohen kufomat

60
SHPËRNDAJE

Një tjetër skandal i Bashkësisë Islame të Kosovës është publikuar gjatë ditës së sotme me mishin e kurbanëve. Përveç se 21 tonë mish të prishur u asgjësuan nga AUV-i gjatë ditës së djeshme, mishi në Prizren po transportohej me veturën e njëjtë që transportohen kufomat.

Një zyrtar i BIK-ut në Prizren që nuk ka dashur t’i përmendur emri, ka thënë për Klan Kosovën se BIK-u nuk ka mundësi të tjera të transportit.

Ndërkohë përveç 21 tonëve të mishit të prishur që u asgjësua gjatë ditës së djeshme nga AUV, edhe 28 krerë gjedheve të therura nga BIK-u janë konfiskuar gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka konfirmuar rastin se mishi i konfiskuar ishte gjetur në thertoren e vetme që BIK-u kishte përzgjedhur për t’i therur kurbanët.

“Sot i kemi ndaluar 28 krerë gjedhe, të therura. Kanë qenë duke u ruajtura në kumorat ftohëse të thertores. Ato kanë qenë duke u ruajtur si mish i freskët”.

“Për shkak të qëndrimit të gjet aty, kanë filluar të kontaminohen. Inspektori ka vlerësuar se nuk i plotësojnë kushtet për konsum. I ka ndaluar dhe do të asgjësohen”, ka deklaruar Thaçi shkurt për Sinjalin.

Gjatë së sotme BIK-u ka reaguar përmes një komunikate për medie ku kanë thënë se mishi i paraparë të shpërndahet është tërhequr. Sipas të njëjtit njoftim BIK-u kishte kryer therjen e kurbanëve në dy thertore. Njëra kishte qenë në Hungari dhe tjetra në Istog.

“Me të marrë këtë shqetësim, kryesia e BIK-ut fillimisht ka ndërprerë shpërndarjen, e më vonë ka bërë edhe tërheqjen e mishit që ishte shpërndarë. Kryesia e BIK-ut njofton opinionin se sasia tjetër e mishit është e sigurt dhe pritet që shpejt të arrijë në Kosovë dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente, do t’u shpërndahet kategorive sociale. Kryesia e BIK-ut sqaron për besimtarët që kanë porositur kurbane në BIK, se amaneti i tyre në bazë të parimeve islame është kryer, ndërsa Kryesia do të hetojë rrethanat në të cilat është prishur mishi dhe në bazë të gjetjeve do të marrë masat e duhura që në të ardhmen mos të na përsëriten gjëra të tilla”, thuhet në deklarimin BIK-ut.

-----