Ballina Sport Skandali i Metës me pajisjen me pasaportë shqiptare të lojtarit të Tiranës,...

Skandali i Metës me pajisjen me pasaportë shqiptare të lojtarit të Tiranës, pse e ka kyçur gojën tani Refik Halili?

16
SHPËRNDAJE

Kur Gazeta TemA publikoi e para skandalin e Ilir Metës me pajisjen me pasaportë shqiptare në mënyrë të paligjshme të futbollistit afrikan, Ëinful Cobbinah, presidenti i skuadrës së Tiranës Refik Halili i doli në mbrojtje presidentit Meta.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, klubi i Tiranës theksonte se procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare të lojtarit të tyre ishte konform ligjeve, por ndërkohë investigimet e kryera së fundmi tregojnë krejt të kundërt.

Lojtari jo vetëm që është pajisur me pasaportë shqiptare në mënyrë skandaloze nga presidenti Ilir Meta, por është dhe në një proçes gjyqësore për falsifikime dokumentash dhe pritet që të dënohet nga Gjykata.

Por, çfarë deklaronin drejtuesit e Tiranës në momentin që Gazeta TemA zbuloi e para këtë skandal?

Duke marrë shkas nga akuzat e artikuluara në shtyp, të iniciuara nga “Gazeta Tema”, KF Tirana është e detyruar të sqaroj se:

Lojtari i KF Tirana Cobbina, i ka përmbushur të gjitha kushtet ligjore si dhe ka respektuar të gjitha procedurat për marrjen e shtetësisë Shqiptare me kërkesë të lojtarit si edhe me kërkesë te klubit.

U bëjmë thirrje të gjitha mediave, veçanërisht gazetës “Tema”, që për të disatën herë adreson sulme ndaj klubit tonë, të qëndrojë korrekte e të prezantohet në publikun e gjerë si një media serioze. Përdorimi i termit “terrorist” dhe krahasimi i tij me një institucion si ai i KF Tirana apo edhe shtetasëve të saj, të cilët respektojnë cdo legjislacion dhe i shërbejnë të mirës publike, kurrsesi nuk duhet të pranohet nga opinion i gjerë, e diçka e tillë konsiderohet si një term i papranueshëm dhe mjaft i rëndë nga klubi ynë. Një media që pretendon të informojë publikun e gjerë duhet të tregohet profesioniste në raportimin e lajmit dhe jo të promovoj thirrje raciste e ofenduese. Kurrsesi një media nuk mund të përdhosë identitetin e një individi, i cili ka të drejtën e tij, konform të gjitha ligjeve që të posedojë pasaportën Shqiptare. Lutemi shumë që përmes artikujve të tillë të mos shtrembërohen virtytet e mikpritjes së Shqipërisë, për cilindo që e ndjen veten pjesë të saj.

KF Tirana kërkon të ketë nje reflektim nga ana e gazetës “Tema” si edhe një falje publike për akuzat e pavënda ndaj KF Tirana dhe tifozërisë së saj!”, shkruante klubi bardheblu duke i dal në krah presidentit Ilir Meta, për shkak se ky i fundit në marrëveshje me presidentin Refik Halilin kishin arritur që të binin dakord për të pajisur këtë lojtarë me pasaportë shqiptare në shkelje të ligjeve shqiptare.

Tani që faktet kanë dal dhe tregon se si qëndron e vërteta, presidenti Refik Halili ka kyçur gojën, duke mos dhënë më asnjë shpjegim mbi këtë skandal.

Ndërkohë që na bënte thirrje neve si media për t’i kërkuar ndjesë, tani është radha e tij që jo vetëm të na kërkojë falje pasi kemi treguar vetëm të vërtetën për manipulimin që ka bërë, por dhe të hetohet për këto shkelje ligji që ka kryer në bashkëpunim me presidentin Ilir Meta. (TemA)

-----