Ballina Showbiz Skandalet më të mëdha që tronditën familjen Kardashian-Jenner

Skandalet më të mëdha që tronditën familjen Kardashian-Jenner

58
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Skandalet më të mëdha që tronditën familjen Kardashian-Jenner

Familja Kardashian – Jenner kanë qenë në lupën e mediave prej shumë vitesh. Edhe pse fama që kanë, nga shumë konsiderohet e pamerituar, kjo nuk ka ndikuar aspak në imazhin e tyre dhe popullaritetin që kanë, sidomos me skandalet që i kanë ndjekur ndër vite. Disa prej tyre ua listojmë më tej…

Kim Kardashian u bë e njohur pasi një video e saj shumë intime me partnerin Ray J u shpërnda online. Pak muaj pas kësaj situate u publikua seria e parë e reality show-t “Keeping Up With The Kardashians’”. Sigurisht suksesi ishte i madh për famën që kishte Kim asokohe.

Martesa e Kim dhe Kris Humphries ka bërë bujë shumë vite më parë, pasi përfundoi brenda 72 ditëve dhe shumë e kanë komentuar si një zgjedhje të bërë për një qëllim të vetëm: Famë.

Tradhtia e Scott Disick ndaj Kourtney i habiti të gjithë për faktin që ishte shumë e papritur. Ai u fotografua duke u puthur me ish-të dashurën duke i dhënë fund kështu 9 vite marrëdhënieje me Kourtney.

Lamar Odom pranoi se e ka tradhëtuar Khloen me shumë gra në të gjithë vitet e martesës së tyre.

Rob Kardashian publikoi foto nudo të së fejuarës së tij Blac Chyna dhe luftuan për shumë kohë dyerve të gjykatave për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Tradhtia e Tristan Thompson ndaj Khloes në fakt është i afërt si lajm sepse nuk ndodhi vetëm një, por dy herë në pak muaj. Buja e tij akoma kujtohet, por Khloe e fali dhe tani janë bashkë.

Kylie u shpall milioneria më e re në botë prej famës që morën produktet e saj të grimit. Edhe sot ky status është në diskutim, pasi u tha se Kylie kishte dhënë para për të nxjerrë këtë artikull në ‘Forbes’.

Deklaratat e Kayne West për gruan e tij dhe familjen e saj akoma komentohen, pasi shkaktuan shumë zhurmë online në verën e vitit që lamë pas. Që prej asaj kohe, Kim dhe reperi u ndanë dhe raporti i tyre shkoi drejt divorcit që u finalizua këto ditë.

Skandalet më të mëdha që tronditën familjen Kardashian-Jenner
Zenilda Beqaj

---- ----
----
----- ----
-----