Ballina Lajme nacionale S”ka siguri në kryeqytet

S”ka siguri në kryeqytet

20
SHPËRNDAJE

Nuk ka siguri të madhe në vendin tonë.

Siguria në rrugët e kryeqytetit mbetet ende një problematikë shumë e madhe për qytetarët. Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët sulmohen në forma të ndryshme nga individ apo grupe njerëzish për qëllime të ndryshme, madje ka shumë prej rasteve të cilat përfundojnë me vrasje.

Zonat më të prekura nga këto lloj sulmesh janë zonat urbane, vendet ku mungon qarkullimi, teksa ato ndodhin në orët e vona. Ndër qytetet ku rrezikohet jeta e qytetarit është Prishtina.

Mirëpo, nuk mund të thuhet që nuk ka pasur raste të tilla edhe në mesditë, ku sipas raporteve ditore të Policisë se Kosovës mund ta shohim thuajse çdo ditë.

Vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2019 në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 12 vrasje, ku 3 prej tyre në Prishtinë.

Vrasja e parë e këtij viti ka ndodhur me datën 1 Janar, ku ishte rasti në një familje nga Komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri kishte vrarë aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri. E që nga kjo vrasje pothuajse çdo muaj pasoi me vrasje të tjera.

Policia e Kosovës në lidhje me këtë ka thënë për Ideksonline se trajton të gjitha rastet e raportuara. Daut Hoxha, zëdhënës i policisë shprehet se situata kontrollohet dhe mbikëqyret nga këta ta nëpër zonat e përgjithshme.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka në kuadër të vet stacionet policore të cilat menaxhojnë dhe mbikëqyrin situatën e sigurisë nëpër zonat e përgjegjësisë dhe trajtojnë të gjitha rastet e raportuara sipas prioriteteve dhe nevojës për intervenim efektiv”, ka thënë ai.

Të pyetur se a duhet të angazhohen patrulla të policisë në zonat ku janë më të prekura rastet e tilla, Hoxha ka thënë se vazhdimisht ka angazhime të njësive patrulluese në kryeqytet.

“Angazhime të vazhdueshme të njësive patrulluese duke përfshire edhe përdorimin e njësive të reagimit të shpejt e të tjera, realizohen konform planifikimeve operacionale dhe situatave apo rasteve që paraqiten, për të garantuar rendin dhe sigurinë e përgjithshme”.

Kurse, ekspertë për çështje sigurie kanë mendim të kundërt nga policia, duke thënë se mungon monitorimi në qytet prandaj edhe ndodhin këto krime.

Avni Islami, ekspert i sigurisë për Indeksonline tha se veprat me të mëdha penale po kryhen në vendet ku ka qarkullim, pra sipas tij në vendet urbane.

“Numri i kryerjes së veprave penale siç kemi vrasje vjedhje plaçkitje etj. Gjitha këto përbejnë një problematikë në kuadër të sigurisë publike , të jetës të qytetarit dhe pronës. Veprat më të mëdha po kryhen në vendet urbane në vendet ku qarkullimi i njerëzve është me i madh , dhe unë mendoj që ende është duke na munguar monitorimi i qytetit 24 orë, nuk ka të vendosura kamera të sigurisë, por në të njëjtën kohë mendoj që edhe lëvizja e policisë d.m.th. e patrullës policore”, tha ai.

Sipas tij edhe në vendin tonë, siç ndodh në shumë vende të botës do duhej të ishin patrulla të policisë prezent më shumë ne vendet publike, pasi sipas tij vetë uniforma e ka efektin që te rritet niveli i sigurisë.

“Vet prezenca e uniformës së policisë mendoj që do të jepte efektin tu e marrë shembull vendet e tjera të botës , ku kryhen këto patrullimet në rrugë pra efekti i saj është prezenca e uniformes. Një lloj aktiviteti që do duhet të merr pra Policia e Kosovës ne mënyrë që të arrihejefekti”, tha ai

Ndryshe, Islami nuk e përjashton edhe një faktor tjetër në ndikim e gjithë kësaj pasigurie, ai thotë se edhe gjendja e rëndë ekonomike është faktor tjetër që ndikon në këto krime.

“Pra këtu janë disa faktor, mirëpo edhe faktori që ndikon me së shumti në këto krime penale është gjendja e rëndë ekonomike sociale e cila e rrit numrin e kryerjes se veprave penale për shkak se njerëzit po kanë problem qofte ekonomike , mandej problemet ekonomike e rrisin mandej edhe problemet sociale edhe ngatërresat . Rritet edhe kriminaliteti”, u shpreh ai.

Ndryshe, gjatë vitit 2018 në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 32 vrasje

-----