Ballina Lajme nacionale S”ka shpresë që Qeveria të krijohet shpejtë

S”ka shpresë që Qeveria të krijohet shpejtë

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partitë politike veç se kanë nisur fushatën zgjedhore.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët e Kosovës do të kenë para vetes një listë të gjatë të subjekteve politike për votim.

Tri partitë më të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të vetme në garë.

Ndërsa edhe më konkurrente garën do ta bëjnë koalicionet tashmë të deklaruara në KQZ, AAK- PSD, Nisma-AKR-PD, si dhe dy koalicione nga komuniteti serb dhe ai boshnjak.

Shoqëria Civile po vlerëson se ashtu si edhe në praktikat e kaluara, numri i madh i tyre nuk do të sjellë një fitues që do të arrijë ta bëjë i vetëm qeverinë.

“Gatishmëria e votuesve për me e mbështet një parti politike të vetme ka qenë e vogël prej praktikës së deri tanishme. Asnjë parti nuk pres që do të marrë mbi 51 për qind, 20 apo 25 për qind është arritja më e madhe e tyre, e për shkak të mungesës së koalicioneve të gjëra, të gjitha partitë do të mundohen me e nda këtë 51 për qindëshin,” shprehet Zekirja Shabani, gazetar dhe pjesë e shoqërisë civile.

Pas, këtyre zgjedhjeve ata vlerësojnë se koalicionet do të bëhen duke mos u bazuar në ideologjinë partiake, por nga nevoja për ta krijuar qeverinë.

“Ekziston tendenca me u bo bashkë ideologjia e majtë dhe e djathtë, por është shumë problem këto me qeverisë bashkë, gjithmonë koalicionet e tilla nuk i kanë parë ideologjitë e tyre, por vetëm mundësinë më të mirë për të ardhur në pushtet. Koalicioni i kaluar PAN kanë qenë partitë që më së shumti e kanë akuzuar njëra tjetrën në publik me vite të tëra e në minuta të fundit u arrit ky koalicion e me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet,” deklaron Arton Demhasaj, nga shoqëria “Çohu”.

E qeveria e ardhshme sfidën më të madhe do ta ketë përfundimin e dialogut me Serbinë.

“Pavarësisht programeve të partive të tyre, pavarësisht koalicioneve, Qeveria e ardhshme do ta ketë sfidën më të madhe ta mbaj Qeverinë më tepër se dy vjet, për shkak se cilado që vjen do ta ketë një opozitë jashtëzakonisht të fuqishme, e opozita e fuqishme është e mirë për demokracinë por sfidë për Qeverinë tu e pas parasysh marrëveshjen me Serbinë,” shtoi Zekirja Shabani.

Një koalicion i mundshëm parazgjedhor u prit na LDK-LVV, por i njëjti nuk u realizua shkak i mosmarrëveshjes për postin e të parit të qeverisë.

Por të dy këto parti, presin që koalicioni të bëhet pas zgjedhjeve.

---- ----
----
----- ----
-----